Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 18:06

I mashtroi të gjithë për 2 javë rrjesht, Alketa Vejsiu kapet mat dhe i del gënjeshtra sheshit

Ndonëse të gjithë ishim mësuar që ta shikonim përherë moderatoren Alketa Vejsiu me flokë të gjatë dhe biond, ajo përpara disa javësh i habiti të gjithë teksa u shfaqë në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ me flokët të prerë mbi shpatulla.

Ky look u pëlqye shumë nga ndjekësit,  të cilët e komplimentuan në adresën e saj për këtë zgjedhje. Mirëpo mesa duket Alketa i ka mashtruar të gjithë, pasi sipas disa fotove të publikuara së fundmi ajo vijon të ketë flokët e saj të gjatë.

Revista ‘Who’ ka publikuar disa foto së fundmi ku shfaqet Alketa në një lokal me flokë të gjatë dhe një kapele në kokë.

Mesa duket Alketa nuk ka hequr dorë nga flokët e gjatë dhe përdor paruke në daljet e saj televizive.