Ditën e sotme ish-ministrja Majlinda Bregu, ka shpërndarë në profilin e saj një foto shumë domethënëse për familjen e saj, duke qenë së në të shfaqet babai i saj dhe xhaxhallarët.

Kjo foto ka ngjallur shumë kujtime tek familjarët e saj të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë dhe të ndajnë kujtimet me njëri-tjetrin.

Por ajo që ka reaguar keq për këtë foto ka qenë motra e Majlindës, moderatorja Ornela e cila sipas ish-ministres ka filluar të qaj.

Duke qenë se Ornela prej muajsh është zhvendosur në Spanjë, është normale që të jetë prekur, pasi malli e ka marrë shumë për familjen e saj.



