Një foto e motrave Kardashian, Kylie dhe Khloe, ishte shkaku që dy motrat Vjollca të ziheshin me njëra-tjetrën dhe kjo pasi Luana preferoi motrën e madhe Lira për tu krahasuar me motrat e famshme.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Marinës, e cila e nevrikosur për këtë zgjedhje të Luanës i shprehu asaj pakënaqësinë publikisht.

Mirëpo mesa duket asaj ende nuk i ka dal inati, pasi pak më parë më në fund ka publikuar një foto pas shumë kohësh në adresën e saj dhe komenti i parë vjen nga Luana.

“Hello, hello”, përshëndeste Marina fansat ndërsa Luana i komenton “Hello zemër”.
“Phu ça paske qenë moj zemër”, ja kthen Marina.
“Shyqyr u ktheve se na thave sytë”, i përgjigjet Luana.
“Akoma s’të janë tharë tamam se vazhdon e ke të preferuar Lira Vjollca – motra delenxhie”, shkruan Marina, e cila me sa duket nuk do t’ia dijë se kush po e lexon.




