Ditën e sotme bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, feston ditëlindjen e saj dhe siç jemi mësuar tashmë në çdo përvjetor ose ditëlindje çifti nuk nguron të bëjë surpriza të shumta për njëri-tjetrin.

Sigurisht dhe ditën e sotme Andrra kur është zgjuar është përballur me dhuratën e parë që bashkëshorti i saj i ka bërë. Ajo ka publikuar në adresën e saj në instagram një buqetë të madhe me lule të bardha dhe në mes të tyre një unazë me një gur të çmuar në mes.

Pranë dhuratës së saj Andrra ka shkruar: “Faleminderit dashuri” duke i lënë fansat e saj të mahnitur nga dhuratat plotë gusto që Sinani i ka bërë.




