Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 15:03

Fotoja e ëmbël e Ermalit dhe Joelit është gjëja më e bukur që do shikoni sot

Çifti i njohur i showbizit shqiptar Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska së fundmi po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës duke qenë se janë bërë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Sia.

Sia që ditën e parë të lindjes mori vëmendjen e të gjithëve dhe sigurisht edhe të prindërve të saj duke e lënë paksa vëllain e madh Joel në hije. Por pavarësisht përkushtimit që Ami dhe Ermali kanë ndaj Sias sigurisht nuk e kanë lënë pas dore kujdesin ndaj Joelit dhe sot kanë treguar se ai është dashuria e tyre e madhe.

Së fundmi ka qenë moderatorja e njohur ajo që ka postuar një foto të adhurueshme ku shihet Ermali duke përqafuar Joelin e vogël.

“Joeli im! Dashuria ime” shkruan Ami në foton e postuar në Instasory ku shfaqet Joeli në krahët e Ermalit, dhe e shoqëron këtë postim me 2 zemra.