Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 15:03

Ish-gruaja përpiqet të poshtërojë Kastron, i nxjerr mesazhet për vajzën

Përpara disa vitesh këngëtari i njohur Kastro Zizo i dha fund martesës së tij me prezantuesen kosovare, Erleta Hoti, me të cilën ka edhe një vajzë të cilën e quajnë Nia. Mirëpo mesa duket marrëdhëniet mes tyre nuk qenkan dhe aq të mira dhe këtë gjë e tregon një foto e publikuar nga Erleta.

Ajo ka publikuar së fundmi disa mesazhe me këngëtarin e njohur ku ai e pyet për vajzën e tij Nia dhe ajo ja ka kthyer shumë keq dhe më pas e ka ndarë këtë gjë me ndjekësit e saj.

“Çfarë deshe ti zotni?”- e pyet ajo Kastron.

“S’desha ndonjë gjë të madhe, me pyet si je ti dhe Nia”- ja ka kthyer këngëtari.

Krahas fotos së saj Erleta shkroi me ironi: “Dashuria e babes ndaj vajzes se tij: Me rendesi pjesemarrja ne pyetje.”/  Burimi: ‘Lajmi.net’