Për të gjithë shqiptarët të cilët dëshirojnë që të jetojnë përgjithmonë në Britani, së fundmi u është dhënë një shans përpara se ajo të dal nga Bashkimi Europian në maj të 2019-ës,pasi çdo kush që shkon atje do të gëzojnë të drejtën për të jetuar atje përfundimisht.

Ky shans sigurisht do u jepet edhe shqiptarëve, por ata duhet të plotësojnë një kusht. Kushdo shqiptar i cili ka një pasaportë Greke ose Italiane mund të hyjë shumë lirshëm në Britaninë e Madhe dhe të vendoset atje përfundimisht.

Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik.

Siç ka deklaruar dhe së fundmi Britania, 3.2 milion shtetasit e BE së të cilët jetojnë aktualisht në Britani kanë të drejt që të jetojnë atje për gjithë jetën dhe të gëzojn të gjitha të drejtat si shtetas Anglez.

Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.

Ky vendim nuk vlen vetëm për ata që tashmë jetojnë në Britani por edhe për të gjithë personat që do shkojnë nga sot deri në mars të 2019.
