Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 14:02

Hajduti hyn në shtëpinë e këngëtares së njohur dhe do të habiteni kur të mësoni se çfarë bëri

Ditën e djeshme një nga këngëtaret më të njohura në botë, Taylor Swift,  është bërë pjesë e një situate aspak të këndshme, duke qenë se në shtëpinë e saj ka hyr një hajdut.

Në orët e para të mëngjesit apartamenti i saj në New York është bastisur nga një hajdut i cili nëpërmjet disa shkallëve ka mundur të hipi deri në dritare, duke thyer xhamin dhe duke hyrë brenda.

Por pjesa më komike dhe qesharake është kur atë e ka zënë gjumi teksa po vidhte. Sipas ‘TMZ’ kur policia ka shkuar në vendngjarje e kanë gjetur 22-vjeçarin duke fjetur.

I riu dyshohet se ka hyrë për të vjedhur apartamentin e këngëtares dhe sipas “TMZ”, kjo nuk është hera e parë që ai hyn në shtëpinë e Sëift. Kjo është hera e dytë që 22-vjeçari kapet nga autoritet në shtëpinë e këngëtares, pas tentativës së parë që ai bëri në muajin shkurt.

Ndërkohë këngëtarja Taylor Swift është ende e tmerruar për këtë ngjarje, ndonëse fansat e saj e kanë kthyer këtë në një situate shumë komike.