
Mbrëmjen e djeshme ishte dhe nata finale e spektaklit të njohur ‘The Voice Kids’ ku të gjithë po prisnin të shpallësh fituesi i mbrëmjes. Njëra ndër tyre ka qenë edhe më e vogla e familjes Hoxha, Redia e cila ka pasur të preferuarin e saj.
Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku i ka bërë tag edhe moderatorit të njohur Ledion Liço. Ajo ka votuar disa herë konkurrentin Denis Bonjkun.
“Ledion Liço po s’fitoj Denisi dua lekët mbrapsht”, e kërcënoi publikisht kunata e vogël Ledionin.
Por mesa duket Redia ka votuar të duhurin dhe Ledioni ka shpëtuar këtë herë, duke qenë se Denisi u shpall fituesi mbrëmjen e djeshme në ‘The Voice Kids’.