Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 13:01

8-vjeçarja rrënqeth me fjalët e saj, e braktisur nga nëna rrëfen jetesën në mjerim

Një histori shumë prekëse është transmetuar së fundmi në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News 24, ku Bajrami 7-vjeç dhe Erjola 8, kanë rrëfyer jetesën e tyre në varfëri të tejskajshme.

“Jetoj me babin, me vëllain, dhe me nusen e xhaxhait të babit,  mami jeton në Kosovë, na ka lënë” thotë Erjola e prekur.

Siç ka rrëfyer dhe vogëlushja pjesa më e bukur e ditës së saj është shkolla dhe kur bën detyrat, e ndërsa e pyet se çfarë bën babi për të, ajo nuk i përmban dot lotët dhe përgjigjet: “Na blen gjëra babi,” thotë e përlotur.

Ndërsa për Eljolën pika e dobët është babai i saj Agimi, për të cilin rrëfen se ka qenë ai që i ka rritur dhe ushqyer.

Agimi nuk ka mundësi t‘ua plotësojë kushtet dy fëmijëve të tij të mitur, as bukën e përditshme.

“Kam pasur probleme me nusen, ajo mi mori fëmijët u largua. Pas dy muajsh arrita t’i marr fëmijët e mi. Isha në një gjendje depresioni. Kam rreth 2 vjet që i mbaj unë fëmijët, vetëm i ushqej se mundësi tjetër nuk kam. Nuk kam mundësi të tjera, të kemi drita, të kenë rroba. Kërkojnë rroba dhe lodra se shikojnë të tjerët, unë nuk e përballoj dot,” thotë Agimi.

Ndonëse të vegjël ata kurrë nuk i kërkojnë babait të tyre më tepër se cmund t’ju ofroi ai.

“Janë të zgjuar vetë fëmijët nuk kërkojnë gjëra tepër që janë jashtë mundësive” thotë Agimi. “Çokollatat nuk i hamë shumë ngaqë na dhemb barku, vetëm në ditëlindje na ka thënë babi më kërkoni, edhe unë atëherë i kërkoj babit që të na i festojë”.

Ndërkohë siç u shpreh dhe Agimi vajza ka problem me barkun, por nga pamundësia nuk po e operojnë.