Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 12:12

Ija ka ditëlindjen, Besi do t’ju përlot me urimin plotë dashuri që i bën

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka qenë kohët e fundit në vëmendje të mediave duke qenë se përpara disa kohësh ai dhe bashkëshortja e tij këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, lajmëruan se do të bëhen prindër të një vajze. Mirëpo aktori është edhe një ndër personazhet më të komentuar për marrëdhënien e veçantë që ka me gjyshen e tij, tashmë të njohur për të gjithë, Ije.

Ija sot feston ditëlindjen dhe sigurisht që urimi më i veçantë ka ardhur nga nipi i saj, Bes Kallaku i cili në një postim në Instagram ka bërë ‘1000 falenderime’ për gjyshen e tij të dashur. Urimi i tij është pëlqyer nga ndjekësit dhe të shumtë kanë qenë ata që edhe janë prekur nga fjalët e ndjera të aktorit.

“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen duke të thënë “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do të të them 1000 falenderime që më ke rritur , 1000 falenderime që gatuan bukën më të shijshme në bote, 1000 falenderime që për cdo bekim që më ke dhënë, për cdo rrënjë domateje që kemi mbjell bashk, për djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambakët e kurorat me lule dele mbi kokë. Edhe në paste njeri që më ka mësuar të jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime që jeten e sheh vetëm me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove të gjithëve që “robi plaket kur don vet”. Zemra jote është tempull dashurie për femijët dhe të gjithë nipërit e mbesat. T’i puth duart o Ije. Të duam shumë. Edhe lavdi Zotit që do jetosh ditën të shohësh fëmijën tim, e ta vesh në gjumë “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur.”- ka shkruar aktori në postimin e tij.