Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Prill 2018, 12:12

Iu arratis nga komisariati, Stresi dhe Saimir Tahiri përballen për herë të parë

Përpara disa vitesh kur ish ministri Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm, reperi i njohur Stresi u arrestua nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të gjithë e mbajnë mend atë ngjarje, duke qenë se ai u arratis nga komisariati dhe për këtë shkak u pezulluan nga detyra disa efektiv të policisë.

Që prej asaj kohe Stresi gjithmonë e ka shprehur publikisht antipatinë e madhe që ka për Saimir Tahirin dhe asnjëherë nuk ka pasur një përballje mes tyre deri mbrëmjen e djeshme.

Pasi Tahiri mbaroi intervistën e tij tek ‘Zonë e Lirë’, pas tij radhën e kishe Stresi dhe të dy janë përballur në korridorin e Klan. Ndonëse Stresi nuk donte ti fliste, ka qenë ish-ministri ai që e ka përshëndetur:“Si je, si kalove, mirë je?”, përshëndet i pari Tahiri, teksa merr edhe përgjigjen nga Stresi i cili siç shihet në video nxiton për tu futur në studio teksa Arjan Çani kishte thirrur emrin.

Këtë video e ka shpërndarë së fundmi reperi në adresën e tij, ku ka shkruar: “Kur të flet para ish ministri, sa i sjellshëm”.