Xum Allushi është kthyer në një personazh të njohur për të gjithë sidomos për të rinjtë. Fal videove humoristike që ai poston në adresën e tij në Instagram, ka marrë vëmendjen edhe të mediave, duke qenë se shpesh herë ka qenë i ftuar në emisione të ndryshme.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku dhe ka treguar diçka më shumë për veten dhe videot e tij. Ndër të tjera ai ka folur edhe për pasionin e tij në muzikë dhe këngën më të fundit që ka publikuar.

Por ajo që ka habitur prezantuesen dhe publikun ka qenë deklarata e Xumit ku ka treguar se do të sjell shumë shpejt një emision të ri që do e prezantoj vetë.

"Kam dëshirë të bëj një emision timin, por me kismet. E ardhmja ka shumë surpriza", u shpreh Xumi pa dashur të zbulojë më shumë.




