Nga Shqipëria / E Premte 20 Prill 2018, 17:05

Mori vesh që ish e dashura po fejohet, veprimi i vlonjatit do t’ju shkrijë së qeshuri

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një djalë i ri pasi ka marrë vesh që ish e dashura e tij po fejohesh nuk ka nguruar aspak dhe është nisur për në festën e fejesës.

Siç ka raportuar edhe gazetari i 'Aldo Morning Show' djali kishte bërë veprimin e pazakontë dhe kishte shkuar në fejesën e ish të dashurës. Ai atje ishte ulur dhe kishte ngrënë drekë së bashku me të ftuarit dhe madje kishte ngritur dhe një dolli për çiftin.

Mirëpo plani i tij për të festuar ose për ti prishur fejesën ish partneres dështoi, pasi babai i vajzës u nxeh keq dhe e ka nxjerr menjëherë jashtë vlonjatin përpara se të prishte gjithë fejesën.