Nga Shqipëria / E Premte 20 Prill 2018, 17:05

‘Hajde mor pi një kafe’: Gallata që ka pushtuar rrjetin arrin deri tek ekipi spanjoll

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video që është bërë virale të një burri që thotë shprehjet ‘Hajde mor pi një kafe’ ose ‘Unë jam nana’. Këto fjalë janë përhapur me një shpejtësi të madhe në internet dhe të gjithë kanë filluar ti përdorin dhe në përditshmërinë e tyre.

Mirëpo kjo video komike mesa duket nuk ka ngelur vetëm brenda kufirit shqiptar, pasi  dy shprehjet e famshme kanë depërtuar edhe në ekipin e njohur spanjoll Levante.

Së fundmi ekipi i njohur Levanta është përballur  me skuadrën Malaga ku dhe ka fituar në fund, dhe kjo gjë ka ngritur humorin e dy futbollistëve shqiptar, të cilët prej disa kohësh janë pjesë të tij.

Armando Sadiku dhe Enis Bardhi kanë publikuar pak minuta më parë një video gazmore ku janë duke imituar personazhin e videos së famshme.

“Hajde mor pimë kafe. Jam nona, merru me mu t’i”, shprehet Bardhi, i cili për një moment nuk e mban dot të qeshurën. Për më tepër ndiqni videon.