Ditën e djeshme moderatorja shqiptare, e cila është bërë e njohur për të gjithë nga emisioni i saj ‘1 kafe prej shpisë’ Blerona Zeqiri, ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.

Ajo nuk ka ngurruar të ndaj së bashku me ndjekësit e saj të gjitha dhuratat që ajo mori nga miqtë dhe familjarët, madje dhe një festë surprizë që ata i kishin përgatitur.

Por ndër dhuratat e shumta që ajo ka postuar, ajo që ka rënë në sy ka qenë një unazë me gurë të çmuar, e cila ngjason me një unazë fejese.

Të gjithë kanë filluar të aludojnë që moderatorja shqiptare është fejuar dhe pse jo shumë shpejt do i jap fund beqarisë.

Nuk e dimë ende nëse vërtet Blerona do të vesh fustanin e bardhë, apo kjo unazë është thjesht një dhuratë.



