Nga Shqipëria / E Premte 20 Prill 2018, 15:03

Telefonata që shokoi Aldon e Tv 'Klan': Më pajto me burrin dhe s’do të bëj gjë

Ditën e sotme në emisionin ‘Aldo Morging Show’ ka telefonuar një grua nga Policani e cila ka habitur gazetarin me atë që i ka thënë. Ajo i kërkoi Aldos që ta ndihmonte pasi kishte shkruar 7 herë në 'Klan' për ta takuar.

"Jo s'të ndihmoj dot se as të njoh, as të kam ndonjë gjë", iu përgjigj Aldo.

"Hajde flasim në privat. S'më njeh fare ë?", i tha Egla prezantuesit i cili iu përgjigj i sigurt që nuk e njeh.

32-vjeçarja nuk u ndal me aq dhe më vonë i kërkoi moderatorit që ta ndihmojë të pajtohet me ish burrin e saj: “Ai do të flasë me mua, por nuk e lë familja. Burri im është 27 vjeç dhe unë jam 32. Ai donte vetë, më thoshte dashuria nuk njeh moshë", tha Egla.

"Unë dua të takoj privatisht ty, kam ardhur tek Klani por nuk më kanë lënë rojet të futem. Nuk të bëj gjë të betohem, për Zotin. Unë nuk godas njeri", i tha ajo Aldos i cili e refuzoi kërkesën e saj.