Përpara dy ditësh bëri bujë sulmi që Dj Blunt dhe Real 1 bënë kundër moderatorit Ermal Mamaqi. Pasi Ermali i ftoi në emision, fill pas xhirimeve Dj njohur dhe reperi nëpërmjet disa videove e sulmuan keq moderatorin duke e ofenduar.

"Kam një sqarim për një njeri që nuk e kam ditur kurrë që është kaq p*ssy i madh. Ermal Mamaqi ti je një f****g p*ssy. Si po i shan shaolinat më të stërpiktit në vend?", shprehej me nerva Blunt.
Por ndërkohë që të gjithë ishim kurioz të zbulonim se çfarë ndodhi mes tyre, mbrëmjen e djeshme ka qenë Dj Blunt ai që ka zbuluar arsyen pse.

Sipas tij gjithçka ndodhi pasi Ermali nuk pranoi të thotë në emision “Shaolin Sku Sku” një frazë që djemtë përdorin për të përshëndetur fansat e tyre.

"Dje e shamë Ermal Mamaqin, e di pse? Ermali nuk ka dashur t'i pranojë shaolinat më të stërpikt në Shqiptari, nuk ka dashur të bëjë 'Shaolin sku sku'. Me zor e kemi detyruar ta thotë", shprehet Blunt dhe më pas ka postuar një video të Ermalit duke thënë: "Shaolin sku sku".


