Ditën e sotme tema më e diskutuar në rrjetet sociale ka qenë konflikti midis këngëtarit Mozzik dhe labelit të njohur ‘On Records’ të cilët në një postim publik akuzuan reperin se këngën ‘Madam’ e ka vjedhur prej tyre, pasi kanë qenë ata që e kanë krijuar.

Mirëpo pasi kënga e tij u fshi nga Youtube, ishte Mozzik ai që reagoi i pari duke u shprehur në një video, se në fakt edhe pse këngën e kanë regjistruar dikur tek ‘On Records’ ai e ka shkruar vetë dhe madje i ka ndryshuar dhe bitt-in.

Pas Mozzik nuk mund të mos reagonte edhe vëllai i tij, reperi i njohur Mozzik i cili në një postim në InstaStory, ka shkruar: “Nale popullaten mos me më dëgju, atëherë ta zgjati dorën”.

Midis këtyre palëve ka pasur një kontratë 5-vjeçare, e cila u ndërpre në mes, duke shkaktuar edhe konfliktin mbi copyright-in e këngëve të Mozzik e Getinjo, që janë prodhuar gjatë kohës së qëndrimit të tyre me On Records.
Ndërkohë, ata do të përballen shumë shpejt në gjykatë.




