Ditën e djeshme një nga lajmet më të diskutuara ishte rikthimi i modeles së njohur Angela Martini në Shqipëri, ku u tha se ajo do të prezantonte një emision të ri në Top Channel.

Gjithë aludimet filluan pasi fotografi i njohur, Artan Korenica, postoi disa foto të Angeles dhe pranë tyre shkroi: “ Top of the Top’ Top Channel së shpejti”, duke ngritur kështu dyshimet se Angela do të ishte moderatorja e tij.

Mirëpo e vërteta nuk është ashtu, pasi Angela thjesht do të marr pjesë në këtë emision i cili do të flas për jetën e personazheve të njohur nëpër botë.

Sipas informacioneve të ndryshme, prezantuese e këtij emisioni do të jetë motra e këngëtarit të njohur Dren Abazi, Rina Abazi dhe emisioni do të ketë në qendër personazhe të njohur shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, një prej tyre dhe modelja me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj.



