Alban Skënderaj veç se një prej këngëtarëve më të mirë në Shqipëri është edhe një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Dita e sotme është një ditë shumë e veçantë për kantautorin e njohur duke qenë se ai sot feston ditëlindjen e tij. Albanit i kanë ardhur urime nga më të ndryshmet si nga familjarët dhe miqtë ashtu edhe nga fansat e tij.

Mirëpo urimi më special dhe më i ëmbël ka qenë nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani e cila i shpreh atë dashurinë e madhe dhe i thotë se pa të asgjë nuk do të kishte kuptim.

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam perjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty.” Shkruan ajo pran fotos së postuar.



