Nga Shqipëria / E Premte 20 Prill 2018, 13:01

Habit Zogu i Tiranës, dredh të pasmet në mes të emisionit live

Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe Zogu i Tiranës  njihet nga të gjithë për tipin e tij shumë spontan dhe energjinë e madhe, të cilën ja transmeton çdo ditë edhe publikut në emisionin e mëngjesit ‘Ditë e re’ në ‘Ora News’.

Ditën e sotme ai i ka habitur të gjithë ndjekësit, por edhe qytetarët teksa në një moment ku ndodhësh në sheshin ‘Skënderbej’, ai pa e vrarë mendjen fare, shtrihet në një prej instalacioneve që ndodhësh në shesh.

Në një moment tjetër ai është ngritur dhe ka filluar të dredh të pasmet dhe të kërcejë mu në mes të sheshit.

Ndërkohë moderatorja Dejana Shabani duke qeshur i ka thënë një batutë prezantuesit.

“Zogu, ty do të blej zemra një palë taka të bardha. Do të vesh një fund e do të lë të kërcesh aty…”- i ka thënë ajo Hermesit me humor.