Nga Shqipëria / E Premte 20 Prill 2018, 12:12

'On Records' akuzon Mozzik për vjedhje dhe i bën të papriturën: Reagon reperi

Duke sikur ‘On Records’ s’po i del e keqja me largimin e dy repreave të njohur Mozzik dhe Getinjo nga labeli i tyre, duke qenë se së fundmi ata kanë akuzuar publikisht Mozzik se këngën ‘Madam’ e ka vjedhur nga ata.

Pak kohë më parë Mozzik nxori super hitin ‘Madam’ që u prit mjaft mirë nga fansat e tij dhe theu rekord klikimesh në Youtube, mirëpo sipas labelit të njohur kjo këngë është prodhuar nga Zzapnchriss dhe nuk e ka shkruar fare Mozzik.

Ata madje nuk u ndalën me aq dhe vendosën që ti bllokonin këngën në Youtube dhe më pas bërën një postim në Instagram, ku treguan se më vonë do të publikojnë edhe fakte për të vërtetuar se kënga është prodhuar nga ‘On Records’.

 

E DREJTA E ZOTI SHKOJN BASHK !

A post shared by ON RECORDS (@zzapnchriss) on

Në këtë deklaratë producentët e labelit të njohur kosovar janë shprehur shumë të revoltuar, duke thënë se “Ju po përdorni projektet që ne, Zzapnchriss, kemi prodhuar dhe po gënjeni nëpër emaile producentët gjerman duke u shtirur sikur i keni bërë ju”.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë reperi nëpërmjet disa videove në adresën e tij në Instagram ku u shpreh se:“Është e vërtet që këngën “Madam” e kam inçizuar tek studio e atyre personave që kam punuar, por kjo s’do të thotë që ua kam vjedhur… i kemi ndryshuar bit-in dhe teksti ka dalë prej shpirtit e zemrës time… Këtë e dinë shumë mirë personat që kanë qenë aty kur e kam shkruar”, ka përfunduar i revoltuar këngëtari i famshëm.