Nga Shqipëria / E Enjte 19 Prill 2018, 19:07

Vajza i mbeti pa atësi: Nusja që helmoi vjehrrën merr vendimin prekës për foshnjën e saj

Ngjarja tronditëse ku Marjana Cmeta nusja që helmoi vjehrrën me fotoksin dhe më pas e mbyti me duar u bë një nga ngjarjet më të komentuar përpara disa javësh. Krimi u zbulua nga një video që kishte regjistruar hoxha, ne të cilin Marjana kishte shkuar për tu rrëfyer. Tashmë e reja gjendet në burgun e grave në ‘Ali Dem’ në Tiranë.

Ndërkohë siç dihet 21-vjecarja është nënë e një vajze 7 muajshe të cilës, Olti Lami ende nuk i ka dhënë atësinë.

Edhe pse punonjësit e burgut e sqaruan vajzën që mund ta merrte foshnjën e saj dhe ta rriste brenda burgut, ajo vendosi që vajza të qëndronte me prindërit e saj.

Por sot siç ka raportuar edhe 'Ballkanweb', Marjana ka marr një leje të posaçme nga autoritetet që të mund ta takojë vajzën çdo ditë nga ora 8:00 deri në 15:00 për ta ushqyer me gji.