Klikimet në këngët shqiptare në Youtube vazhdon ende të mbetet një temë shumë e diskutuar, duke qenë se shpesh herë është aluduar se si artistët e njohur shqiptar arrin me miliona klikime brenda pak orësh në Youtube.

Ditën e sotme ka qenë këngëtarja Eni Koçi ajo që ka rihapur këtë temë duke bërë disa postime në adresën e saj në Instagram, ku pyet sesi ka mundësi që arrihen gjithë ato klikime nga artistët shqiptar, ndërkohë që as ata ndërkombëtar nuk i arrin dot.

“Për 90% të artistëve shqiptarë, në max 6 000 000 shqiptarë që jemi (duke llogaritur Kosovën dhe kudo që ndodhen) i arrijnë këto klikime për 1 ditë ose ose për 2-3 ditë…. Nuk ju duket pak e çuditshme o njerëz të dashur?!”, shkruan Eni duke lënë të kuptohet se këto klikime nuk janë reale.

Këngëtarja simpatike supozon se nga ta gjithë shqiptarët që jetojnë në të gjitha trevat tona, jo të gjithë janë aktiv në rrjetet sociale, jo të gjithë dinë të përdorin teknologjinë sikurse ka dhe njerëz që nuk e pëlqejnë muzikën, apo nuk kanë kohë të dëgjojnë muzikë. Pikërisht në këtë filtër humbasin shumë persona dhe sipas logjikës së Enit ata që klikojnë këngët e kolegëve të saj janë shumë më pak nga shifrat që shohim realisht në kanalet e tyre në Yotube.

“Kështu që pyetja imë është, si shumica e madhe e këngëtarëve shqiptarë i arrijnë këto klikime brenda 24-72 orëve?”, shkruan këngëtarja e njohur.

Siç ka treguar dhe Eni e vetmja mënyrë që të ndodh kjo është që të kenë një shpërthim internacional gjë që këngëtarët shqiptar nuk e kanë.

“Bebe Rexha, Stelfon Don dhe Ne-Yo super artistë botëror) për një javë, të tre bashkë kanë më pak klikime se disa artistë shqiptarë. Jeni bërë për turp me vjedhjen e klikimeve….Kaq kisha”, shkruan Eni duke iu referuar kolegëve të saj.



