Nga Shqipëria / E Enjte 19 Prill 2018, 16:04

Dalin pamjet: Brenda shtëpisë super luksoze në Spanjë të Ornela Bregut

Moderatorja e njohur Ornela Bregu prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur në Spanjë. Në fillim u komentua se ajo ndodhësh në Spanjë vetëm për pushime, por më pas u kuptua se në fakt Ornela ishte vendosur atje përfundimisht.

Sipas informacioneve ajo ka braktisur Shqipërinë sepse fëmijët e saj studiojnë në atje dhe nga fotot e ndryshme që ka postuar ajo shihet shumë e lumtur.

Së fundmi moderatorja ka zbuluar dhe disa pamje nga shtëpia e saj e re, që të themi të drejtën ngjason me një super vilë.

Ajo ka publikuar një foto në adresën e saj ku shihet një oborr i rrethuar nga pemët dhe një pishinë e madhe në qendër, pran pishinës shihet qeni i saj Alfa duke pushuar.