Këtë të premte do të jetë dhe finalja e madhe e spektaklit ‘The Voice Kids’, mirëpo nëse menduat se Ledion Lico, moderatori i njohur do të bëj një pauzë pas mbarimit të spektaklit të tij e keni gabim, pasi së fundmi ai ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisë spektakli i njohur muzikor ‘Top Awards’.

Në vitin 2016 u mbyll përgjithmonë ‘Top fest’ dhe vendin e tij e zuri ‘Top Awards’ i cili pati në atë vit edhe shfaqje e parë, por më pas nuk u përsërit më duke bërë që të gjithë të mendojnë se ky spektakël, i cili ngjason me MTV Music Awards, u mbyll përgjithmonë.

Mirëpo moderatori i njohur ka shpërndarë së fundmi një instastory ku shihet një foto e tij në ‘Top Awards’ dhe përmbi të ka shkruar:” “Mezi po pres për ardhjen e Top Awards”.



