Nga Shqipëria / E Enjte 19 Prill 2018, 14:02

Telashet nuk kanë fund: Gjikos i hapen probleme serioze me peshkaqenin në Maldive

Përpara disa muajsh reperi i njohur Gjiko u përfshi në një skandal gjatë pushimeve të tij në Maldive. Ai kishte shpërndarë një video ku shihesh duke peshkuar një peshkaqen dhe më pas e nxori atë në rërë. Kjo video u bë virale dhe ra në dorën e instruktorit zhytës, Shaff Naeem, i cili u shpreh se kjo që bëri Gjiko ishte e jashtëligjshme duke qenë se peshkaqeni është një specie e mbrojtur në Maldive.

Mirëpo Gjiko kërkoi falje publikisht për gjestin e tij dhe Shaff e hoqi videon e tij dhe e ftoi reperin që të merrte pjesë në një event, ku do të jepte një mesazh për mbrojtjen e specieve në rrezik.

Mirëpo mesa duket Gjiko që prej asaj kohe nuk ja ka hapur telefonin instruktorit dhe as video nuk i ka dërguar.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Shaff Naeem i cili ka ripostuar videon e famshme dhe ka shkruar:“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes dhe mbrojtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një mesazh video, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për këto gjërat.