Ndonëse thuhet se numri i personave të arsimuar është rritur në Shqipëri, sipas një raporti të publikuar së fundmi nga ‘Eurostat’ rezulton se popullsia shqiptare vazhdon të jetë më e paditura në rajon.

Siç ka theksuar dhe ky raport vendi ynë ka përqindje më të lartë të popullsisë nga 15-64 vjeç me arsim fillor, por kur bëhet fjalë për ciklet e tjera të arsimit e ka edhe më të ulët, ndaj mund të themi se kemi një popullsi me nivel të dobët arsimor.

Sipas raporti rezulton se në Shqipëri përqindja e personave me arsim 9 vjeçar është më i lartë se të gjithë vendet e tjera, 48.5%. Ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, përqindja e kësaj grupmoshe me arsim 9-vjeçar është shumë më e ulët 21.2 dhe 17.9%.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për popullsinë me arsim të ulët është 26.6%, gati sa gjysma e Shqipërisë. Përqindja më e ulët është në Republikën Çeke dhe Lituani me më pak se 13%, pra janë kombe më të arsimuara.

Ndërsa për përqindjen e popullsisë që ka mbaruar vetëm arsimin e mesëm është 36%, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 46.2%. Ndërkohë në Europë rezulton se edhe Turqia është me një përqindje të lartë të personave të pashkolluar plotë 64.4% të qytetarëve.
