Një surprizë e papritur është zbuluar së fundmi, një surprizë që bashkon modelen e njohur Angela Martini dhe televizionin e njohur 'Top Channel'.

Së fundmi fotografi i njohur, Artan Korenica, ka postuar disa foto nga një set i modeles së njohur dhe ka lajmëruar që ajo shumë shpejt do të vijë me një emision në Top Channel.

Në foton ku shihet modelja seksi, fotografi ka shkruar: “Top of the Top, Top Channel, së shpejti”. Me shumë gjasa ‘Top of the Top’ do të jetë emri i emisionit, ndërkohë ende nuk dihet nëse Angela do të vijë si prezantuese apo si e ftuar.




