Nga Shqipëria / E Enjte 19 Prill 2018, 13:01

Nuk do ta besoni, por kjo këngë shqiptare dëgjohet para ndeshjes nga ekipi italian

Kënga e kantautorit të njohur Flor Muamjesi ‘Karma’ e cila u kthye në një super hit verën e kaluar mesa duket nuk është e preferuar vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ekipi i njohur i futbollit italian Lazio.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa Filtër’ të Jona Spahiut, Igli Tare ka zbuluar për të gjithë se përpara çdo ndeshje që ‘Lazio’ zhvillon në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë vendoset kënga ‘Karma’ e Florit dhe çunat bëhen më energjik.

Moderatorja është shprehur e habitur për këtë fakt, duke treguar më tej se Flori duhet të ndihet shumë i privilegjuar për këtë gjë dhe se duhet me patjetër të bëhet tifoz i ‘Lazios’.