Kohët e fundit një nga lajmet më të diskutuara ka qenë largimi i mundshëm i moderatorit të njohur Turjan Hyska nga 'Vizion Plus' dhe zhvendosja e tij në televizionin 'Klan'.

Mirëpo edhe pse vetë Turi i përgënjeshtroi këto lajme, ai pak kohë më parë u fotografua në ambientet e televizionit të njohur, duke biseduar me pronarin e 'Klan', Aleksandër Frangaj.

Por sipas ‘Gazetës Express’ mesa duket gjithë lajmet janë të vërteta pasi është mësuar që ai tashmë ka nënshkruar një kontratë me Frangaj dhe shumë shpejt do të fillojë punë tek ‘Klan Plus’.

Ai atje do të marr postin e drejtorit ekzekutiv të televizionit. Mirëpo Turi nuk do të jetë i vetmi që do largohet nga ‘Vizion Plus’, pasi është mësuar që edhe emisioni i humorit ‘Apartamenti 2Xl’ do të zhvendoset së bashku me aktorët në ‘Klan Plus’.

Por ndërkohë ende nuk është konfirmuar lajmi nga ana e moderatorit dhe akoma nuk janë zbuluar më shumë detaje rreth spektaklit të njohur.



