Nga Shqipëria / E Enjte 19 Prill 2018, 12:12

Trejsi Sejdini harbohet në mes të Milanos, del pa reçipeta dhe me tufa eurosh

Trejsi Sejdini u bë e njohur për publikun shqiptar pas një videoje që qarkulloi përpara disa vitesh ku ajo së bashku me disa persona të tjerë po dhunonin fizikisht një djalë. Që nga ajo kohë ajo mori pseudonimin ‘Gangsterja e Elbasanit’ dhe është përfolur shumë për jetën e saj, por edhe për format provokuese.

Pak ditë më parë ajo u përfshi përsëri në një skandal, pasi u filmua duke bërë një sherr me një person në club, ku i ra edhe me shishe. Mirëpo për këtë ngjarje Trejsi zgjodhi që të mos fliste.

Së fundmi modelja e njohur ka tërbuar përsëri ‘Instagramin’ pasi ka postuar një video shumë provokuese. Në videon e siguruar nga ‘Intv.al’, Trejsi shihet se ndodhet momentalisht në Milano, në një makinë e veshur me rroba sportive dhe pa reçipeta dhe në duar mban tufa me para, duke kënduar dhe luajtur me to.