Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur ditën e sotme në ishullin Naxos në Greqi, ku një vogëlushe 4-vjeçare me origjinë shqiptare është mbytur në pishinën e hotelit ku mamaja e saj po punonte.

Kjo ngjarje i ka prekur të gjithë dhe është diskutuar si nga mediat greke dhe ato shqiptare. Sipas mediave policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje, përfshi këtu edhe prindërit e vajzës, të cilët më vonë janë lënë të lirë.

Në një prononcim për emisionin e Tatatiana Stefanidhu, babai i vajzës është shprehur i tronditur për ngjarjen dhe ka rrëfyer se bashkëshortja është në gjendje shoku, duke qenë se është humbja e dytë që po përjeton brenda pak muajsh.

Mediat greke shkruajnë se para 4 muajsh mamaja e vogëlushes ka humbur dhe motrën, pra tezja e 4-vjeçares, ç'ka ka bërë që ajo të jetë në një gjendje të rënduar psikologjike.

"Ishte vajza jonë e vetme. Atë na dha Zoti dhe na e mori prapë. Për ne nuk ka më jetë”, ka thënë Danieli, babai i 4-vjeçares ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje shoku.
