Ajo ka qenë një nga banoret më të diskutuara të edicionit të 9 të 'Big Brother Albania' e cila edhe pse i dha shpejt fund aventurës së saj vazhdon ende të marr vëmendjen e mediave.

Pak më përpara Armela Hyseni, postoi një foto ku shihesh e kapur për dore me një mashkull. Mirëpo pasi mediat shkruan se ish banorja është në një lidhje të re, Armela menjëherë u kujdes që ti përgënjeshtronte këto lajme duke thënë se është ende beqare.

Pa kaluar shumë kohë, ajo postoi përsëri sot një foto intime nga shtrati, ku shihet shtrirë pranë një mashkulli. Megjithatë nuk e ka zbuluar identitetin e tij, mesa duket ish baroja ka filluar të dal më në fund hapur për marrëdhënien e saj të re.




