Ish-missi i njohur shqiptar Almeda Abazi, e cila së fundmi është edhe prezantuesja e spektaklit ‘Dancing with the stars’ çdo të premte pas spektaklit largohet për në Turqi që të qëndrojë pran bashkëshorti të saj aktorit të njohur Tolgahan.

Ditën e djeshme ajo ka shpërndarë disa foto ku shihesh së bashku me atë në një darkë shumë romantike, mirëpo mesa duket kjo darkë nuk përfundoi ashtu siç duhesh, pasi çifti i njohur u përfshi në një aksident me makinë.

Siç kanë raportuar mediat turke, ndërsa çifti ka dal nga parkingu i restorantit një taksi është përplasur me ta.

Pas aksidentit policia ka mbërritur menjëherë dhe Tolgahan i është nënshtruar testit të alkoolit. Ndërsa nga pamjet shihet se të lënduar nuk ka pasur, por vetëm dëme materiale.




