Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Prill 2018, 16:04

Elgit Doda zbulon sekretin e Noizyt: Nuk do ta besoni se çfarë surprize po përgatit reperi

Dihet tashme marrëdhënia profesionale mes reperit të njohur Noizy dhe producentit Elgit Doda. Ata kanë sjell shumë bashkëpunime bashkë dhe shumë prej këngëve të Noizyt mbajnë emrin e Elgitit.

Njëra ndër tyre është edhe super hiti ‘100 kile’ një nga këngët më të preferuara të shqiptarëve. Por mesa duket suksesi i ‘100 kile’ do të përsëritet dhe këtë gjë e ka zbuluar së fundmi producenti i saj Elgit Doda.

Ai ka postuar një video në isntastory ku në sfond dëgjohet kënga e famshme dhe përmbi të ka shkruar: “100 kile, shumë shpejt 200 kile”.

Edhe pse Noizy nuk kishte lajmëruar asnjëherë që kjo këngë do të ketë një pjesë të dytë, Elgiti nuk ka duruar dhe i ka nxjerr sekretin reperit.