Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Prill 2018, 15:03

Kastro Zizo bëhet baba dhe askush nuk e dinte: Ja fotoja e foshnjës që u fshi menjëherë

Këngëtari shqiptar Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo ka habitur të gjithë ndjekësit e tij mbrëmjen e djeshme teksa publikoi një foto të një bebi të porsalindur, por më pas i penduar e fshiu menjëherë. Mirëpo kjo foto u sigurua nga ‘Prive’ e cila shkruan se Kastro është bërë baba për herë të tretë.

Ndonëse askush nuk ishte në dijeni të këtij lajmi, sipas ‘Prive’ Kastro Zizo është bërë baba me një vajzë.

Ndërkohë edhe pse këngëtari e ka pranuar dhe më herët në intervistat e tij që ka pasur dëshirë që të bëhesh dhe një herë baba, askush në fakt nuk e dinte se ky plan do të realizohesh kaq shpejt.

Por fakti që e ka fshirë foton, ka bërë që mediat të dyshojnë se kjo mund të jetë një lojë nga ana e këngëtarit, njësoj si fejesa e tij që nuk ndodhi kurrë.

Kujtojmë që Kastro është baba i një vajze dhe një djali, me të cilët ka treguar shumë herë që ka një marrëdhënie shumë speciale.