Ditën e sotme në emisionin e gatimit ‘Kush vjen për drekë’ ishte e ftuar këngëtarja Marjana Metohu dhe Gent Salihu. Mirëpo Marjana nuk kishte një marrëdhënie të mirë me gatimin dhe gjatë emisionit harroi recetën.

Për të kujtuar sesi vazhdonte gatimi i saj ajo telefonoi në mes të emisionit mamanë e saj, duke i thënë se u fëlliq pasi nuk dinte se si të vazhdonte me recetën.

"Mami po të marr nga emisioni se u fëlliqa këtu. Kam skuqur gjizën në një tigan, kam skuqur specat në tiganin tjetër, tani ku duhet t'i hedh domatet tek gjiza apo tek specat?", pyeti Marjana të ëmën.

Gjatë bisedës së Marjanës me mamanë e saj u përfshi edhe moderatorja, Arjola dhe Genti të cilët u munduan të ndihmonin këngëtaren të përfundonte pjatën.




