Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Prill 2018, 14:02

Eugent Bushpepa mahnit prestigjiozen britanike ‘Metro’: “Shqipëria ishte surpriza e natës”

Netët live të festivalit të këngës europiane ‘Eurovizion’ po afrojnë dhe të gjitha shtetet kanë filluar promovimin e këngës përfaqësuese në shtetet e ndryshme të Evropës.

Si gjithë shtetet e tjera edhe këngëtari përfaqësues i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, ka filluar turin e tij. Performanca e tij e parë në Amsterdam elektrizoi skenën dhe u prit shumë mirë nga publiku i cili e duartrokiti dhe brohoriti.

Mirëpo jo vetëm publikut i pëlqeu mënyra sesi Eugenti e prezantoi këngën, pasi edhe prestigjiozja britanike ‘Metro’ ka mbetur me një shije të mirë nga kënga ‘Mall’.

Ata në një shkrim e kanë cilësuar Shqipërinë si një ndër perforancat më të mira duke e renditur pranë Finlandën, Australinë, Spanjën, e Mbretërisë së Bashkuar.

Ata kanë shkruar se:  “Surpriza e natës ishte Shqipëria” dhe  se performanca e Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,”- ka përfunduar Metro.