Këngëtarja e njohur Beona Qerreti ka rrëfyer përpara disa vitesh se do të publikojë një libër autobiografik, ku do të rrëfej gjithë historinë e jetës së saj. Ky libër është pritur me kuriozitet të madh nga të gjithë, duke qenë se ajo ka rrëfyer se në të do të ketë edhe personazhe të tjerë të njohur.

Mirëpo mesa duket pritjes i ka ardhur fundi dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi që ka bërë në adresën e saj ‘Instagram’.

Ajo ka shpërndarë një foto të sajnë dhe pranë saj ka shkruar: “Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij.
Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje.
Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!”.

Me siguri ky libër do ngjalli një interes të madh tek publiku, duke pasur parasysh që jeta e Bleonës është gjithmonë e komentuar nga publiku dhe mediat.




