Emina Cunmulaj është një nga modelet më të njohura shqiptare në botë, e cila prej vitesh është martuar me një biznesmen të huaj me të cilin janë zhvendosur për të jetuar në SHBA. Siç dihet ajo është nënë e një vajze dhe madje shumë shpejt do të sjell në jetë dhe fëmijën e saj të dytë.

Megjithatë pavarësisht se ajo prej vitesh jeton larg Shqipërisë, ka treguar gjithmonë se është shumë krenare për vendin e saj dhe asnjëherë nuk e ka mohuar origjinë, por përkundrazi e ka promovuar Shqipërinë edhe në adresën e saj.

Por ajo që i ka surpizuar të gjithë sot ka qenë vajza e saj e vogël Ella Faria, e cila në një video të postuar nga modelja shihet duke folur shqip.

Vajza e saj dy vjeçare e ka bërë krenare Eminën, teksa shihet duke numëruar në gjuhën shqipe. Epo s’thonë kot që gjuha e nënës mësohet e para./ Burimi:Prive.al.



