Ditën e djeshme një video e këngëtares, Rina Balaj, ku ajo shihesh në audicionet e 'X factor' u bë virale në mediat sociale dhe shumë portale shkruan për të duke thënë se hiqet si pjeshkë dhe gangstere dhe duke i vënë në dukje ndryshimin e madh që ka pësuar.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila ka shpërthyer kundër këtyre lajmeve në adresën e saj në ‘Instagram’ ku ka publikuar lajmin dhe ka thënë që këto janë paguar nga dikush që do ti bëj keq, por ajo nuk rri me kaq dhe i ka paralajmëruar të gjithë se shumë shpejt do dëgjojmë një super hit nga ajo.

"Shume profesionale nga ana juaj per me perqesh nje femije....bravo ja videon si e kendon i njejti person ne moshen 18 Vjecare. Ata te cilet ju kan pagu per mem bo keq kan gabu sepse e kan bo te kunderten. Ata me kete lajm kan tregu qe une kurr nuk jom ndal ne realizimin e andrrave t'mija, ju pershendet perzemersisht "pjeshka" apo "gangstere" e instagramit. shum shpejt projekti im i ardhshem do te jet nje super Hit", shkruan Rina.




