Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Prill 2018, 12:12

U fut në burg për kokainë, por ja si e priti e fejuara e Stresit lajmin

Pak ditë më parë reperi i njohur Stresi u fut në disa telashe, duke qenë se u arrestua në një lokal duke konsumuar kokainë me disa miq të tij. Mirëpo edhe pse ai i shpëtoi burgimit, Prokuroria vendosi që ti japi masën me detyrim paraqitje.

Pas daljes së tij, këngëtari nuk u ndal dhe u pa përsëri duke konsumuar lëndë narkotike dhe madje i ka postuar dhe në adresën e tij në Instagram. Megjithatë pas kësaj ngjarjeje kurioziteti i publikut ishte i madh për të ditur reagimin e të fejuarës së tij Kejsi.

Së fundmi Stresi ka shpërndarë disa foto ku shihet me të dashurën e tij, duke treguar kështu që raporti i tyre vazhdon të jetë po njësojë. Ai madje ka treguar edhe unazën e fejesës dhe ka shkruar: “Djali i keq në dashuri” ku konfirmon se fejesa e tyre shkon shumë mirë dhe pas këtij skandali.