Këngëtarja e njohur Enca prej kohësh ka lajmëruar që do të bëj një ndryshim në pamjen e saj. Siç dihet këngëtarja asnjëherë nuk i ka lyer flokët e saj të gjatë, dhe përherë në videoklipe ka përdorur paruke për të bërë ndryshimin në pamje.

Mirëpo ditën e djeshme ajo mori më në fund vendimin që të lyej për herë të parë flokët. Ajo ka shpërndarë disa pamje ku ndodhet në një parukeri dhe ku ka treguar se është shumë e emocionuar për të parë rezultatin final.

Në një foto të publikuar shihet se si këngëtarja ka zgjedhur që flokët e saj ti bëj me fije bionde, ndonëse kjo foto është bardhezi shihet transformimi i saj, dhe kjo ngjyrë i ka dhënë një pamje tjetër këngëtares.





