Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur Alketa Vejsiu shkëlqeu me veshjen me të cilën kishte vendosur të prezantonte. Ajo ishte e veshur me një këmishë ngjyrë rozë dhe një palë xhinse, një stil shumë ndryshe që e tregonte atë më të re në moshë.

Mirëpo edhe pse në dukje këmisha ishte shumë e thjesht , një kërkim i thjesht në internet ka treguar se çmimi i saj të lë pa fjalë. Kjo këmishë është e markës ‘Gucci’ dhe një ndër të preferuarat e zonjës së parë të Amerikës Melani Trump.

Kjo këmishë rozë me fjongo quhet ‘Pussy Bow’ dhe kushton plotë 1100 dollarë, një shumë e kripur për një këmishë.

Alketa kishte zgjedhur që ta kombinonte me xhinse dhe një palë taka rozë po të firmës së njohur ‘Gucci’ që kushtojnë plotë 695 dollarë.

Pavarësisht çmimeve ajo arriti të shkëlqente mbrëmjen e djeshme me këtë veshje që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut dhe mediave.



