Marrëdhënia e veçantë mes motrave Vjollca është komentuar shpesh nga mediat. Ato përveçse janë motra kanë treguar se janë edhe shumë shoqe dhe nuk ngurojnë që shpesh të kritikojnë njëra-tjetrën publikisht.

Sapo njëra nga ato hedh një foto, komenti i tjetrës është i menjëhershëm. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku Luana i ka treguar ndjekësve se ka vizituar një nga vendet më të bukura në Kosovë, Ulpianën.

“Sot vizitova nje nder trashegimite kulturore te Kosoves, Ulpiana ishte kaq e bukur!” Krahas fotos ka komentuar edhe Marina, e cila e këshillon të motrën të vizitojë edhe disa vende të tjera.

“Shko dhe tek 3 sheshirat ose tek 4 llullat, zgjidhe vetë!”-përfundon Marina.
Por mesa duket Luanës nuk i ka pëlqyer komenti i motrës së madhe dhe i ka shkruar asaj se nuk e di historinë e vendit.

“Ne instastory po ta publikoj historine e ketij vendi, meso dicka sa komenton budalliqe.”

Duke qenë se të dyja janë të lidhura me dy kosovar me siguri të dyja kanë mësuar shumë gëjra rreth historisë së Kosovës.



