Ka raste të shumta kur personazhet e njohur të showbizit, si vendas, si të huaj kanë gjetur sozitë e tyre në rrjetet sociale. Rasti më i fundit ka qenë ai i reperit shqiptar Ledri Vula, i cili i bëri lëmsh të gjithë ndjekësit kur postoi një foto të sozisë së tij, ku ngjashmëria ishte e pabesueshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur së fundmi dhe aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku, i cili ka postuar pak më parë një foto ku shihet një kampion në Poloni. Ngjashmëria midis tij dhe personit në foto është e jashtëzakonshme, madje shumë nga ndjekësit kanë menduar se është një fotoshop nga ana e aktorit.

Mirëpo Besi i ka sqaruar të gjithë se ai është sozia e tij dhe as ai nuk e beson dot se sa shumë ngjajnë bashkë.

“Nuk kam parë ngjashmëri më të madhe, nuk është ‘Photoshop’ ”,- ka shkruar Besi krahës fotos së publikuar.



