Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 18:06

Turjan Hyska braktis 'Vizion Plus' për Tv 'Klan'? Moderatori reagon pas lajmit të bujshëm

Pas mbylljes së emisionit të tij ‘Octapod’ në Vizion Plus, është aluduar shumë në media se moderator i njohur, Turjan Hyska, do të braktis kanalit e njohur dhe do të fillojë në televizionin konkurrent ‘Tv Klan’.

Mirëpo edhe pse lajmet u përhapën shumë shpejt, Turi reagoi përpara disa ditësh dhe tha se një gjë e tillë nuk ishte e vërtet. Por pavarësisht kësaj ai më vonë u fotografua së bashku me pronarin e Tv Klan, në ambientet e këtij televizioni dhe dyshimet u shtuan edhe më shumë.

Deri më sot Turi nuk kishte folur më për këto thashetheme, por pak më parë ai postoi një foto ku shihesh mbrapa një makine që kishte logon e televizionit ‘Vizion Plus’.

Në këtë fotot Turi bëri tag kanalin ku punon aktualisht, duke treguar kështu që ai vijon të jetë ende pjesë e këtij grupi mediatik.