Nga Shqipëria / E Martë 17 Prill 2018, 17:05

Thanë se do vij me emision të ri, por zbulohet më në fund projekti i ri i Luanës

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, që prej mbarimit të emisionit të saj ‘Shiko kush Luan’ ka marr një pauzë të gjatë nga ekrani i televizioni dhe deri më tani nuk është marr me asnjë projekt të ri televiziv, por ka shijuar ditët e saj pushim.

Bukuroshja e  ekranit disa kohë më parë lajmëroi të gjithë fansat e saj nëpërmjet një postimi ku shfaqësh provokuese si gjithmonë se shumë shpejt do të rikthehet.

Të gjitha mediat shkruan se moderatorja do të kthehet me një emision të ri, por në të vërtetë ajo po përgatit një projekt të ri muzikor.

Këtë gjë e ka zbuluar producenti i saj muzikor, i cili ka shpërndarë një foto ku shfaqesh pran këngëtares dhe në përshkrim të fotos shkuan: “E re, vjen shumë shpejt”.